Zuppa emiliana

Zuppa emiliana

Kjo është receta për një ëmbëlsirë të shijshme, të bukur dhe freskuese italiane. Provojeni! Përbërësit: 3 të kuq i vesë 80 gr sheqer 75 gr miell

Kjo është receta për një ëmbëlsirë të shijshme, të bukur dhe freskuese italiane. Provojeni!

Përbërësit:
3 të kuq i vesë
80 gr sheqer
75 gr miell
750 ml qumësht i vakët
150 gr cokollatë gatimi
biskota Savioardi
½ gotë rum
200 gr marmelatë kumbullash

Udhëzimet:
Në një enë të thellë, rrihni vezët me sheqer derisa të shkumojnë, pastaj shtojuni miellin pak e nga pak, duke i trazuar shpesh që të mos formohen kokla.

Shtoni qumështin e vakët duke vazhduar përzierjen, më pas vendoseni të ziejë në avull, me teknikën banjomari. Lëreni përzierjen të ziejë derisa kremi të mpikset, duke e trazuar herë pas here.

Gjysmën e kremit të mpiksur hidheni në një enë, ndërsa në tiganin me gjysmën tjetër shtoni çokollatën e grirë. Trazojeni çokollatën me krem mbi zjarr për 3-4 minuta sa të përzihet mirë.

Gotat, ku do ta shërbeni zuppan, bëni me gjalpë dhe vishjani fundin me biskotat Savoiardi, të cilat përmes një furçe, duhet t’i lagni me rum.

Sipër biskotave shtrojini një shtresë nga kremi i ftohur, një shtresë marmelatë dhe një shtresë krem çokollatë të përgatitur.

Përsërisni këtë radhë me një tjetër shtresë, derisa përbërësit t’ju mbarojnë.

Vendoseni ëmbëlsirën në frigorifer për të paktën 4 orë.

COMMENTS