Zidane: Unë e dua,por ai mendon të kundërtën

Zidane: Unë e dua,por ai mendon të kundërtën

Majlinda Kelmendi ‘sfidon’ kampionin olimpik nga Rusia (Video)
Sytë në ‘Elbasan Arena’, të gjithë shqiptarët me Skënderbeun

Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidane ka lavdëruar mesfushorin, Isco Alarcon duke thënë se është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën e tij.

Trajneri francez theksoi se ndonjëherë Isco mendon se nuk e vlerëson dhe nuk e donë.

‘Unë e kam thënë gjithmonë që Isco është një lojtar i rëndësishëm dhe i vlefshëm për skuadrën tonë. Ai këtë vit ka luajtur më shumë sesa vjet. Jam i kënaqur me faktin që shënoi gol sepse e meritonte. Ndonjëherë i shkon ndërmend se unë nuk e vlerësoj dhe nuk e dua. Benzema? Do t’i kishte pëlqyer të shënonte, por duket se këtë vit e ka të vështirë të gjejë rrjetën. Skuadra reagoi mirë pas ndeshjes në mesjavë në Ligën e Kampionëve dhe punoi në shumë situata të ndryshme’, ka theksuar Zidane.

COMMENTS