Zidane lavdëron Griezmann-in

Zidane lavdëron Griezmann-in

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane e pranon se është tifoz i sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Sulmuesi francez shënoi golin e barazimit te Atleticos në derbin madrilen kundër Real Madridit (1-1). Strategu francez lavdëron bashkëkombësin e tij, raporton RTKlive.com.

‘Si e shoh Griezmannin? Jam i lumtur për të, por nuk jam i kënaqur që ai shënoi kundër nesh’, tha Zidane.

‘Ai shënon shumë gola dhe kjo është e mirë për skuadrën e tij dhe Kombëtaren e Francës’, theksoi strategu francez.

Griezmann duket se po luan sezonin e fundit te Atletico Madrid. Ai po kërkohet nga top-klubet evropiane përfshirë edhe Barcelonën.

COMMENTS