Ziadin Sela, me lëndime trupore, por jashtë rrezikut për jetë (Video)

Ziadin Sela, me lëndime trupore, por jashtë rrezikut për jetë (Video)

Haradinaj priti në takim Afaristin Amerikan Mares
Certifikohen rezultatet për kryetarë të 5 komunave

Zijadin Sela, deputeti shqiptar i cili u lëndua rëndë mbrëmë gjatë hyrjes së protestuesve në Kuvendin e Maqedonisë, ka folur për herë të parë pas sulmit.

Përmes një postimi në Facebook Sela ka shkruar se situata e së enjtes mbrëma është fundi i një të keqe që po ndodh në Maqedoni.

‘Falë Zotit ai është mirë. Ka dëmtime të ndryshme por gjendja e tij është nën kontroll dhe nuk paraqet asnjë rrezik për jetën.

Falënderojmë te gjithë ata të cilët duket se kanë zbardhur natën deri tani e që po qëndrojnë këmbëngulës pranë nesh.

Bëjmë thirrje për qetësi, ju urojmë një natë të qetë, duke ju siguruar që Ky nuk është fillimi i asgjëje, ky është vetëm fundi i një të keqeje… Fundi i pashmangshëm i saj’, shkruhet në faqen e Selës në Facebook.

COMMENTS