ZhurmaVMA13 e rikthen Labin në ekranin e RTV 21 (Foto)

ZhurmaVMA13 e rikthen Labin në ekranin e RTV 21 (Foto)

Episodi i 115-të i ‘O Sa Mirë’ do të vijë me skena të reja plot humor (Video)
Ja cilat janë nuset më të bukura të estradës (Foto)

Labinot Gashi njihet si imazh i RTV 21 me emisionet e tij ndër vite. Por, së fundmi ai u bë temë e medieve rozë për largimin nga kjo shtëpi mediatike.

Sidoqoftë, Labinot Gashi tash ka gjetur sërish veten te dashuria e tij e parë. Prezantuesi është angazhuar në kuadër të ‘Zhurma Video Music Awards’ që të ndajë çmimin për kategorinë ‘Best Pop-Dance’.

Dhe, teksa ardhur në spektakël me këngëtaren seksi të zhanrit pop folk, Shkurte Gashin, ai tregoi se ka nostalgji të madhe.

‘Erdha sonte me Shkurte gashin dhe u riktheva në TV 21 pas disa kohe’, ka thënë Labi teksa ndau çmimin. Ai ndjeu emocione të veçanta teksa ndau këtë çmim.

Labinot Gashi vazhdon të jetë pjesë e KTV-së, pavarësisht se ka emocione teksa flet për shtëpinë e vjetër të tij. Ai ka vazhduar të punojë me një format të emisionit për të cilin edhe njihet, por me më pak sukses se në televizionin e kaluar.

Vet Labi ka një jetë të lumtur me Qëndresën tash e sa kohë, me të cilën edhe ka një romancë e cila u përfol shumë në media.

Labinot Gashi një dekadë që është top prezantues televiziv. Ai ka qenë nikoqir i shumë festivaleve të mëdha dhe ngjarjeve me rëndësi në shoubizin shqiptar.

COMMENTS