ZhurmaVMA, kush e mbanë rekordin e trofeve të rrëmbyera? (Video)

Eli Fara tregon përjetimin gjatë tërmetit në Greqi
Shën Valenti më ndryshe për Labinot Tahirin

Derisa 15 Shtatori është rezervuar për ngjarjen më të bujshme shqiptare të vitit ‘Zhurma Video Music Awards’, i cili këtë vit ka edicionin e 12-të, ne kemi zgjedhur disa fakte interesante që e kanë përshkuar këtë spektakël ndër vite.

Ndërkohë që po vazhdojnë përgatitjet e mëdha të ZhurmaVMA që gjithçka të shkojë në mënyrë të përsosur, në retrospektivë do t’u sjellim fituesit që kanë rrëmbyer më së shumti çmime.

Genci edhe Miloti_00000

Nuk është mbreti por janë mbretërit e 11 edicioneve të kaluara sa i përket kësaj llogaritjeje.

Grupi ‘Etnon’ është shpërblyer plotë 12 herë me statujën më të dashur për artistët shqiptarë. 1 herë kanë rrëmbyer çmimin kryesor, 3 herë atë të kategorisë ‘Albumi’ dhe të tjera çmime në kategori të ndryshme.

Kliko këtu!

Vetë grupi Etnon janë shprehur gjithmonë të privilegjuar nga vlerësimi që iu është bërë atyre dhe muzikës që ata bëjnë.

Fitues të tjerë të çmimeve kryesore të ZhurmaVMA janë: Elita 5, Adelina Ismajli, Genta Ismajli, Tuna, Noizy & Çiljeta, Adrian Gaxha & Floriani, NRG Band, Sinan Vllasaliu & Gili, Zanfina Ismajli dhe Blero.

Zhurma Video Music Awards do të vazhdojë që me shumë personazhe të njohura publike, glamur, shumë performanca, e shumë çmime të mbajë epitetin e ngjarjes më të zhurmshme kulturore!

Zhurma tapeti

COMMENTS