Zhgënjimi nga dashuria i Samanta Karavellës

Kim Kardashian dhe Madonna na tregojnë si të dukemi bukur (Foto)
Situata komike në prapaskenat e filmave botëror (Foto)

Këngëtarja Samanta Karavella ka treguar një moment të vështirë për jetën e saj. Ajo ka rrëfyer se një zhgënjim në dashuri e ka frymëzuar atë që të merret sa më shumë me muzikë.

Në një intervistë, Samanta ka treguar për një histori dashurie e cila i ka sjellë vetëm dhimbje, por që sipas saj është një përvojë e natyshme që u ndodh të gjithëve, të cilën e ka harruar me kalimin e kohës. Madje ka qenë pikërisht ky ‘dështim’ që e ka shtyrë të punojë e krijojë sa më shumë këngë.

Për publikun shqiptar, Samanta është bërë e njohur shumë vite më parë nga ‘Ethet e së Premtës Mbrëma’, kur ishte veç 13 vjeç. Ajo është treguar e rezervuar, kur bëhej fjalë për jetën e saj personale, duke mos u shprehur publikisht për marrëdhëniet e saj të dashurisë.

Së fundmi, Samanta ka sjellur këngën ‘Na e dina’ në bashkëpunim me reperin kosovar Gent Fatali. Vlen të theksohet se vetëm pak ditë nga lansimi në Youtube, projekti ka marrë mbi 1 milionë klikime.

Samanta 1

COMMENTS