Zhbllokohet magjistralja Mitrovicë – Leposaviq

Zhbllokohet magjistralja Mitrovicë – Leposaviq

Protestuesit serbë, të cilët nga mëngjesi i sotëm kishin bllokuar magjistralen Mitrovicë-Leposaviq te kryqi në fshatin Rudare të Zveçanit, tashmë janë shpërndarë të qetë.

Kosovapress raporton se nga rruga janë larguar edhe kamionët dhe mjetet e rënda të transportit dhe tashmë magjistralja është zhbllokuar për qarkullim.

Protestuesit mbajtën të bllokuar magjistralen Mitrovicë-Jarinje, në shenjë pakënaqësie për arrestimin e djeshëm të Marko Gjuriqit nga ana e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, pas hyrjes pa leje në Kosovë.

COMMENTS