Zgjedhjet në Shqipëri, PS pranë një fitoreje të thellë

PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje. Por rritje n

PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje.

Por rritje në shifra nuk ka vetëm PS. Një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë se në legjislaturën e lënë pas.

Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.

Bazuar tek numërimi deri tanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është si mëposhtë:
PS – 73 mandate
PD – 44 mandate
LSI – 18 mandate
PDIU – 4 mandate
PSD – 1 mandat

Të dhënat ndryshojnë në kohë pas raportimit në këtë institucion nga çdo qendër votimi në vend.

Partia Socialiste duket të jetë fituesja e zgjedhjeve parlamentare të së djelës, çka do t’i jepte asaj një mandat të fortë për zbatimin e reformës së gjyqësorit, jetike për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Exit poll-i i realizuar nga kompania italiane IPR Marketing, me një marzh gabimi prej 2%, tregon se socialistët duhet të marrin diku tek 49% të votave, çka i siguron më shumë se gjysmën e vendeve në Parlament.

Eksperti i saj, Antonio Noto tha për “Reuters” se PS mund të ketë fituar mbi 71 vende, por ky është ende një opinion dhe jo një fakt, shtoi ai.

Mediat e huaja e theksojnë pjesëmarrjen e ulët në votime, e cila erdhi pavarësisht faktit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ta zgjaste votimin me një orë, ndërkohë që temperatura mbërriti në 39 gradë Celsius, duke e bërë të djelën ditën më të nxehtë të vitit deri tani.

Procesi i votimit është ndjekur me vëmendje të madhe në Europë. Ministria e Brendshme njoftoi në një deklaratë të saj se janë raportuar me qindra raste të blerjes së votës dhe frikësimit të votuesve, por nuk dha detaje të mëtejshme. Për këtë, PS dhe LSI kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella me njëra-tjetrën.

COMMENTS