Zgjedhja e Putinit në vigjele të formimit të ushtrisë së Kosovës

Zgjedhja e Putinit në vigjele të formimit të ushtrisë së Kosovës

Ministri i Serbisë për Inovacione, Nenad Popoviq, lidhur me zgjedhjen e Putinit për president të Rusisë deklaroi se është e një rëndësie të veçantë, veçmas tani kur po planifikohet formimi i ushtrisë së Kosovës.

‘Dihet që zgjedhjet presidenciale në Rusi dëshmuan përcaktimin e votuesve për një rusi të fortë me një lider të fortë’.

Kështu deklaroi ministri serb i Inovacionit, Nenad Popoviq, i cili theksoi se ‘këto ishin rezultate befasuese edeh pëto ishin rezultate befasuese edeh për ata që njohin mirë politikën ruse’, njoftojnë mediet serbe.

Ndërkohë që lidhur me Ballkanin dhe Serbinë, fitorja e Putinit, sipas ministrit Popoviq do të shkojë drejt forcimit të ndikimit në rajon, sidomos në Serbi.

‘Zgjedhja e Ptuinit për kryetar ka rëndësi sidomos tani kur në Kosovë po shprehet dëshira për formimin e ushtrisë, që Putini kurrë nuk do ta lejojë, ngase nuk parashihet në rezolutën e OKB-së 1244’, transmeton RTK.

Bëhet e ditur se Putin ka marrë mbi 76 për qind të votave.

COMMENTS