Zenun Pajaziti konfirmon kandidimin për kryetar të Gjilanit

Zenun Pajaziti konfirmon kandidimin për kryetar të Gjilanit

Ja sa përqind e qytetarëve kanë votuar deri në ora 11:00
Islam Pacolli: Edhe AKR synon Qeverinë, por gjithçka do të vendosë Presidenti

Zenun Pajaziti do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Gjilanit nga radhët e PDK-së, në zgjedhjet lokale.

Ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, në legjislaturën e fundit këtë e ka bërë të ditur gjatë një tubimi në Malishevë të enjten.

Pajaziti siç thuhet në komunikatën e PDK-së, është shprehur i bindur për fitore në zgjedhjet nacionale, por edhe në ato lokale.

Fitorja jonë tani, na duhet që ta sjellim PDK-në në pushtet në vjeshtën e këtij viti. Kjo fitore na duhet për shkak edhe të veprimtarëve tanë të palodhur nga ky mes, për shkak të Malishevës, për shkak të Gjilanit. Unë e marr përgjegjësinë e plotë ta sjell fitoren e PDK-së edhe në zgjedhjet lokale të këtij fundviti. PDK do të jetë fituese. Ju siguroj, në emrin tim, se unë do të jem ai që do t’ju prij. Këtë nuk e kam thënë deri tani. Po e them këtu, ngase tash e kam parë gatishmërinë tuaj që të jem unë ai, për ta sjell fitoren e PDK-së në Gjilan’, ka thënë Pajaziti.

Pajaziti më herët ka qenë edhe ministër i Punëve të Brendshme. Zgjedhjet lokale do të mbahen në nëntor të këtij viti.

COMMENTS