Zenun Pajaziti dhe Leonora Bunjaku – Morina, të sigurt në fitore (Foto)

Përplasje në Kalimash – Policë e qytetarë të lënduar (Video)
Aksident i rëndë në magjistralen Gjilan- Kamenicë, humb jetën një çift (Foto)

Në Partinë Demokratike të Kosovës janë të sigurt se në komunën e Gjilanit do të dalin fitues dhe se kandidatët e këtij qyteti për deputetë nga kjo parti do t’i fitojnë votat e nevojshme për t’u ulur në ulëset e Parlamentit.

Në një komunikatë të kësaj partie për media thuhet se këtë fitore do ta sigurojnë vlerat e veçanta të PDK-së.

“Vlerat unike të PDK-së dhe kandidatëve të saj e garantojnë fitoren në Gjilan”, thuhet në njoftim.

“Fitoren e Fillimit të Ri dhe kandidatëve tanë e garanton angazhimi ynë dhe puna jonë e përbashkët dhe e pandalshme në promovimin e vlerave unike të Partisë Demokratike të Kosovës, dhe në veçanti, vlerave atdhetare, civilizuese e demokratike që bartin kandidatët tanë, Zenun Pajaziti dhe Leonora Bunjaku – Morina“.

COMMENTS