Zelanda e Re ju paguan pushimet (Video)

Zelanda e Re ju paguan pushimet  (Video)

Gërshetat e flokëve, si të realizoni atë (Video)
Rekord botëror, japonezi i kërcet gishtat 296 herë në minut (Video)

Por, kjo nëse shkoni për një intervistë pune

Zelanda e Re ka krijuar padyshim intervistën e punës që të gjithë kemi ëndërruar.

Qyteti i Wellington është duke kërkuar të rekrutojë ekspertë të teknologjisë nga e gjithë bota dhe më spektakolarja është se bosat e teknologjisë do të ofrojnë pushime për të gjithë ata që mund të provojnë meritat e tyre.

Kompania e quajtur ‘Looksee Wellington’, një biznes i specializuar në fushën e marketingut global, do të presë 100 kandidatë me fat dhe të paguajë për të gjitha fluturimet, strehimin dhe mbi të gjitha pushimet.

Në këmbim, aplikantëve do t’u kërkohet që të para-rregulluojnë intervistat e punës me ‘kompanitë kryesore të teknologjisë’ në qytet, shkruan ‘The Independent’.

Kandidatët do të duhet të marrin pjesë në takimet dhe eksplorimet rreth qytetit.

Kompanitë do të bëjnë oferta për kandidatët më të mirë në fund të javës.

COMMENTS