Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka duke i reaguar deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti për deklaratën se formimi i institucioneve të reja t
Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka duke i reaguar deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti për deklaratën se formimi i institucioneve të reja të Kosovës ka mbetur në duar të presidentit të Serbisë, Vuçiqit, shkroi se Albin Kurti u ka rënë në gjunjë kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës, dhe atij të AKR-së, Behgjet Pacollit.
Ky është shkrimi i plotë i deputetit Zeka:
“Albini prap po thirret ne Vuçiqin
Sot, Albini Kurti, paska thene se “qeveria ka mbetur ne doren e Vuçiqit”! Albini nuk ka treguar disa te verteta, qe duhet t i dije elektorati i padjallezuar e VV:
I ke ra ne dy gjunje Isa Mustafes, te cilin e ke qujte ” tradhetar, titist, hajn”, e çka jo. E keni gjujte edhe me molotov!
I ke ra bash ne dy gjunje, edhe Pacollit, qe bashh 1000 akuza ja keni ba!
Ke refuzu mu ule e me fole me ata qe te kane lidhur 1000 fije. Je sjelle si kapadai, e ke dale ne foltoren e Kuvendit me fole si kryeminister!
Jav ke kthy shpinen Ramushit e Fatmirit, me te cilet ishe ne kualicion, deri nje jave para zgjedhejeve. U ba Isa per Ty, ma i mire se sa Ramushi e Fatmiri.
Albin, ne kemi dashte me qu ne opozite PDK dhe LDK ne, po ti nuk ke dashte. Me krejte veprimet tua, ti dhe Isa Mustafa e krijuat kete qeveri.
Mbase ju ka konvenu Vuçiqi. Ashte koha me heshte, te pakten nja 3 muaj, pastaj flasim…”.
COMMENTS