Zeka: Nëse dështon Haradinaj, qeverinë ta themelojë Kurti

Zeka: Nëse dështon Haradinaj, qeverinë ta themelojë Kurti

Kosova e fundit në rajon për cilësinë e internetit
ISIS merr përsipër autorësinë e sulmit në Londër

Deputeti i zgjedhur nga PAN, Milaim Zeka, ka thënë se nëse kandidati për kryeminsitër nga koalicioni i tij, Ramush Haradinaj, dështon që ta themelojë qeverinë, atëherë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, i takon që ta bëjë këtë.

Ja postimi i tij i plotë në Facebook:

‘Nëse dështon Ramushi, i takon Albinit
Të gjithë po flasim me nëse. Nëse Ramushi e formon qeverinë, nëse nuk e formon.

Juridikisht, edhe unë mundem me qenë mandatar i dytë, nëse shkojë tek presidenti me 61 nënshkrime. Mirëpo moralisht, kjo e drejtë i takon Albin Kurtit dhe VV, prandaj nuk di se çka ka të paçartë në këtë rast.

Nëse PAN-ni nuk mundet, e VV po, pse të mos bahet qeveria? Pse të mos thyhet bllokada qeverisëse qe tri vite?! Ma mirë një qeveri e keqe, se sa të mos kemi fare qeveri?!!!’

COMMENTS