Zeka: Emisioni i Batonit, mjerim për gazetarinë tonë (Video)

Gazetari Milaim Zeka, ka akuzuar disa nga prezantuesit e emisioneve të Kosovës se po krijojnë huti përmes intervistave me mysafirë. Ai në këtë rast

Gazetari Milaim Zeka, ka akuzuar disa nga prezantuesit e emisioneve të Kosovës se po krijojnë huti përmes intervistave me mysafirë.

Ai në këtë rast ka përmendur emisionin e së hënës mbrëma të Baton Haxhiut, kur mysafir ishte Imer Imeri, i cili akuzoi një sërë ish-ushtarë të UÇK -së për keqtrajtim dhe për vrasje të vëllait të tij Haki Imeri.

‘Emisioni i mbrëmshëm, është turp, dhe skandal e mjerim për gazetarinë tonë. Ajo që mysafiri tha në studio, ishte diçka që duhej thënë në Prokurori, po jo para syve të fëmijëve të një nëne, siç është Shqipja, ish luftëtare e UÇK-së, me krejt familjen, tani nënë e dy fëmijëve’, ka shkruar Zeka.

Ky është postimi i tij i plotë:

Rreth emisionit te Baton Haxhiut mbreme

Nuk po hy fare te analizoje ate se cfare tha mysafiri i ftuar me pororsi, as rreth emisionit te bere me porosi, pasiqe Batoni eshte maestro ne kete drejtim. Ren me rend i ka sha, i ka kritiku, pastaj ju ka hyp lidereve te ndryshem politik, dhe njerezeve te biznesit. Ky eshte mentaliteti i mbijeteses ballkanike. Kot ka shkru Mehmet Kraja dje. Ajo qe ka thene ai, vlene, vetem per brezat qe vijne.

Emisioni i mbremshem, eshte turp, dhe skandal e mjerim per gazetarine tone. Ajo qe mysafiri tha ne studio, ishte dicka qe duhej thene ne Prokurori, po jo para syve te femijeve te nje nene, siq eshte Shqipja, ish luftetare e UCK se, me krejte familjen, tani nene e dy femijeve.

Le ta dije Baton Haxhiu, ashtu sikurse Dardan Gashi me emisionin e tije Republika, te bere me porosine e te njeteve padron, qe femijet tane, nuk do ua falin njollosjet dhe akuzat e bere publike, te pararegjistruara, dhe te bera me marifetin e UDB es, nxenes te kesaj shkolle kane munde me qene, edhe porositesit, po edhe ekzekutuesit.

Si do te ndihej Baton haxhiu, apo Dardan gashi, sikur dikush te ulej ne studion time, edhe te thoshte: I pari, dhe i dyti, jane nekrofil. I kemi kapur ne morgun e qytetit, duke bere sex me kufoma. Apo si do te ndiheshin keta dy faqezi te gazetarise porositese, sikur dikush te ulej ne studion time, edhe te thoshte: I pari, dhe i dyti, pra, Batoni dhe Dardani, jane pedofile, dhe kane perdhunuar nje vajze katervjecare?!

Si do te ndihej nje pjese e Kryesise te PDK se, po t ua thoshte dikush ne studion time, se grate e tyre jane shkerdhy me shoket e tyre?! Apo, si do te ndiheshin disa pehlivana te mafise politike, sikur dikush te vinte ne studio, e te thoshte se filani e filani e kane vra kete e ate…

A e din keta njerez qe intervista te tilla, kam me bollek, te pakten nja 20, kur krere te larte te shtetit akuzohen per vrasje?! po mbas cdo regjistrimi, personave te intervistuar u kam thene vetem nje fjale: Emisioni nuk transmetohet, sepse ju po akuzoni. Nese keni fakte, shkon i ne prokurori.

Nuk e kam besu qe Batoni dhe Dardani, bashke me padronet e tyre, behen shume me te zi, me akuzues, me xhakatar, ma te paftyre, e me te poshter, se sa Bota Sote!!!

Ja ku kemi mberri. Te luajme edhe me shpirtin e femijeve tane, qe dikush t ua thote ne shkolle: Babi Yt spijun, nena jote torturuese. Ai vrases, etj, etj.

Prandaj kame thene, edhe po e riperserise: Nese Milloshi na ka … nanen, keta edhe baben. Asnje arkitekt i politikes serbe, nuk kish dite me ba kaq keq kete vend, e kaq zi…!!!

COMMENTS