Zbulohet një thesar i vërtetë në një plazh të Namibisë

Zbulohet një thesar i vërtetë në një plazh të Namibisë

Dilni nga shtëpia? Vendosni një monedhë në frigorifer…
Misteret e lisave me formë katrore në Panama (Video)

Një anije 500 vjeçare u gjet në shkretëtirën e Namibisë, ndërsa ishte nisur nga Portugalia drejt Indisë disa shekuj më herët.

Anija mbante me vete një thesar të madh floriri dhe atëherë besohej se kishte rënë pre e piratëve. Operacioni është zhvilluar nga kompania Beers Diamond Company dhe qeveria e Namibisë.

Namibia 1

Kjo copë shkretëtire rreth 10 mijë milje ka qenë në vijimësi një vend ideal për gjuetarët e thesareve për mjaft kohë. Rreth 100 vite më parë, një gjerman gjeti një diamant në zonë dhe kërkimet janë zhvilluar herë pas here. Por tani, ushtria vendase po kërkonte për mina, teksa eskavatorët hasën në disa tuba të çuditshëm.

Namibia 2

Rasti u regjistrua në vitin 2008, kur minatorët hasën në plazh me metale, dru dhe tuba. Më pas nisën punën arkeologët. Nga rrënojat u nxorën plot 44.000 kg lingota bakri. Vlera e florinjve dhe monedha kap shifrën e 9 milionë paundve.

Namibia 3

Anija e quajtur ‘Jezusi i Mirë’, ishte nisur nga Lisbona në vitin 1533 nën drejtimin e kapitetin Francisco de Noronha. Ajo u zhduk bashkë me stafin e saj gjatë lundrimit për në Indi.

Namibia 4

COMMENTS