Zbulohet: Big Mama do ta prezantojë ‘Zhurma Video Music Awards 13’ (Foto-Video)

Zbulohet: Big Mama do ta prezantojë ‘Zhurma Video Music Awards 13’ (Foto-Video)

Babastars paralajmërojnë ‘High 5’ (Video)
Lady Gaga anulon turneun edhe në Evropë

Kanë kaluar pak ditë nga shpallja e datës për mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të ‘Zhurma Video Music Awards 13’.

Ndërkohë, kurioziteti për ZhurmaVMA sa shkon e rritet, sidomos për artistët pjesmarrës në këtë event me përmasa gjigante.

Portali zico.tv shkruan se këtë vit rikthehet këngëtarja Big Mama. Por, kësaj radhe jo si konkurente.

Bordi i spektaklit e ka caktuar Besianën si moderatore, ndërsa nuk dihet ende nëse Big-u do të jetë e shoqëruar nga dikush.

Këngëtarja nuk do të vijë thjesht si një prezantuese e festivalit por si një ‘show girl’ në të gjitha kuptimet e fjalës.

Ndryshe në vitin e kaluar, ZhurmaVMA dhuroi një spektakël të madh, nën drejtimin e prezantuesit Milaim Zeka.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim çfarë surprizash do të na rezervojë ky event, i cili do të mbahet në Sheshin 21 në Prishtinë, me 2 tetor.

COMMENTS