Zbulohen ministrat e deputetët që i marrin nga dy-tri rroga

Zbulohen ministrat e deputetët që i marrin nga dy-tri rroga

Ramush Haradinaj zgjedhet kryeministër i Kosovës (VIDEO)
PAN nuk merr pjesë në seancën e së enjtes

Pagat që marrin në institucionet e shtetit, për ministrat e deputetët e Kosovës, duket se nuk janë të mjaftueshme. Kjo dëshmohet më së miri në profesionet tjera që ata ushtrojnë.

Ministrat e deputetët me nga dy tri pozita:

Hajredin Kuçi ministër i Drejtësisë, në formularët e AKK-së ka deklaruar 4 paga. Përveç postit të Ministrit, Kuçi merr pagë në Universitetin e Prishtinës, në Universitetin “Haxhi Zeka”, në Pejë, ku paguhet me honorare.

Ndërsa merr pagë edhe në BPAL AAB. Të paktën kështu është deklaruar në formularët e pasurisë së Kuçit.

Edhe Ministri i Financave, Avdullah Hoti nuk del se paguhet keq. Përveç pagës që merr nga shteti, Hoti merr gjysmën e pagës në UP dhe në Kolegjin privat “Dardania”.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, përveç që drejton MTI-në, është edhe ligjëruese në Fakultetin Ekonomik, shkruan Indeksonline.

Kështu figuron në listën e personelit akademik të UP-së.

Haki Demolli, ministër në Forcën e Sigurisë së Kosovës në të hyrat vjetore të publikuara në faqen e AKK-së, ka deklaruar se merr pagë në Fakultetin Juridik dhe në Kolegjin “Dardania”.

Edhe Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku,paguhet me honorar në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Ekonomik si dhe pagë prej 50 përqind në Universitetin e Gjilanit.

Ministri i Kulturës Kujtim Shala përveç pagës në Kuvend merr pagë edhe në UP.

Enver Hoxhaj ministër i Punëve të Jashtme, përveç pagës së shtetit, ka deklaruar se ka marrë edhe mëditje nga ligjëratat e mbajtura në Universitetin “St.John’s.

Bekim Haxhiu, deputet në Kuvendin e Kosovës përveç pagës që merr në Kuvend, Haxhiu është edhe asistent mësimor në UP, gjegjësisht Fakultetin e Mjekësisë, derisa deri para pak muajsh ishte edhe nënkryetar i Federatës së Futbollit Kosovar, post prej të cilit dha dorëheqje.

Haxhiu në formularët e pasurisë ka deklaruar se merr edhe pension invalidor në vlerën e 3 mijë e 825 eurosh.

Besim Beqaj, nuk vetmjaftohet me pagën që merr nga Qeveria e Kosovës, e që kap shumën e 25 mijë e 605 eurosh.

Beqaj në formularët e pasurisë ka deklaruar se merr pagë në UP, e edhe në gjimnazin “Cambridge” të Pejës.

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sabri Hamiti përveç pagës e mëditjeve në Kuvend, paguhet edhe për shërbimin e tij mujor në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Në faqen e Universitetit të Prishtinës edhe kryeministri Isa Mustafa ende figuron si profesor i rregullt.

Vjosa Osmani deputete e LDK-së, në formularët e pasurisë ka deklaruar se përveç pagës së deputetes merr pagë edhe në AUK, e në Universitetin e Pittsburgut.

Edhe Melihate Tërmkolli, ka deklaruar se merr të hyra vjetore për punën si ligjëruese në Universitetin AAB.

Deputeti Ilir Deda, përveç pagës së deputetit nga Kuvendi i Kosovës, merr pagë për punën e tij me honorar edhe në Kolegjin ISPE.

Dhurata Hoxha, tani ministre e Drejtësisë, gjatë kohës sa ushtronte punën prej këshilltarje përveç pagave e shtesave në Kuvend, ka deklaruar se është ligjëruese edhe në Universitetin Amerikan të Kosovës (AUK), si dhe në Kolegjin ELSG.

Të gjitha këto rezultate janë nxjerrë në bazë të hyrave vjetore që zyrtarët e shtetit kanë deklaruar në formularët e pasurisë në listat e Agjencisë Kundër Korrupsionit deri në qershor të këtij viti./I/

COMMENTS