Zbulohen emrat e futbollistëve që mund ta fitojnë ‘Topin e Artë 2017’, Messi nuk është askund (Foto)

Zbulohen emrat e futbollistëve që mund ta fitojnë ‘Topin e Artë 2017’, Messi nuk është askund (Foto)

Futbollistët me më së shumti pasime në botë, në mesin e tyre edhe Granit Xhaka
Juventus prezanton fanellat e reja (Foto)

Kanë dalë emrat e parë që parashihen si finalistë për “Topin e Artë”, ku ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo mbetet favorit kryesor për ta fituar.

Pa përfunduar ende mirë sezoni 2016/17 kanë filluar të dalin në pah emrat e mundshëm që mund të jenë finalistë apo edhe ta fitojnë “Topin e Artë”.

Sipas portalit të njohur “Fichajes”, ylli portugez Cristiano Ronaldo mbetet sërish pretendent kryesor për ta fituar trofeun më të madh individual “Topin e Artë 2017”.

Sulmuesi i Real Madridit është fitues aktual i këtij çmimi, teksa shihet si favoritë i parë edhe për vitin 2017, pasi edhe Real Madridi është favoritë për ta fituar këtë sezon Ligën e Kampionëve.

Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit befasisht Lionel Messi nuk gjendet në listë, ndërsa pjesë e saj janë dy emra të rinj.

Së bashku me Ronaldon, kandidatë tjerë kryesorë për ta fituar këtë çmim janë: sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, ai i Juventusit, Paulo Dybala dhe talenti i Monacos që po çmend të gjithë, Kylian Mbappe. /T/

COMMENTS