Zbulohen deklaratat e Ronaldos në gjykatë për evazion fiskal

Zbulohen deklaratat e Ronaldos në gjykatë për evazion fiskal

Kosova dhe Shqipëria pësuan disfata
Hedhja nga balonat për rekord botëror (Video)

Cristiano Ronaldo është dalë të hënën para gjyqit, aty ku ka deklaruar pafajësinë e tij rreth akuzave për ikje të taksave në Spanjë.

Ylli portugez i Real Madridit akuzohet nga autoritet spanjolle për evazion fiskal apo ikje të tatimit në vitin 2014 në vlerë prej 14.7 milionë euro.

Megjithatë, në gjyqin e tij të mbajtur të hënën në Madrid, Ronaldo ka mohuar akuzat, duke deklaruar se ai gjithmonë ka paguar taksa, si na Angli ashtu edhe në Spanjë.

‘Unë gjithmonë kam paguar taksa, gjithmonë, në Angli dhe Spanjë, dhe gjithmonë do të paguaj taksat. Siç e dini, nuk mund të fsheh asgjë, do të ishte qesharake për mua. Jam si një libër i hapur, Revista Forbes di gjithçka rreth asaj që fitoj’, thuhet të ketë deklaruar Ronaldo në gjykatë.

‘Kam paguar gjithçka në vitin 2014. Nuk kuptoj shumë nga kjo, kam vetëm gjashtë vite shkollim dhe e vetmja gjë është të luaj futboll mirë’..

‘Nëse këshilltarët e mi më thonë ‘Cris nuk është problem’, unë iu besoj’.

‘I besoj këshilltarëve të mi, të cilët janë më të mirët. Unë i paguaj mirë që të bënjë gjërat e mia mirë’, përfundoi ylli portugez.

COMMENTS