Zbulohen çiftet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Zbulohen çiftet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Cana tregon sëmundjen që e largoi nga futbolli dhe pengun e karrierës
Mbyllen ndeshjet e Super Ligës, këto janë rezultatet

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës vendosi përballë Realin me Atleticon e Madridit, ndërsa Juventusi do të përballet me Monacon.

Ndeshjet e para do të jenë Real Madrid – Atletico Madrid, Monaco – Juvetnus.

Në letër shorti duket favorizues për italianët që eleminuan në çerekfinale Barcelonën, ndërsa dëshira e të dyja skuadrave madrilene për të shmangur njëra-tjetrën para finales së madhe të Kardifit mbeti një dëshirë.

Reali do të presë në Bernabeu Atleticon më 2 maj, ndërsa Monaco në principatë Juventusin një ditë më vonë. Ndeshjet e kthimit luhen një javë pas ndeshjeve të para.

Finalja e madhe luhet në Kardif më 3 qershor.

COMMENTS