Zayn Malik dhe Gigi Hadid i mashtrojnë të gjithë, kapen mat! (Foto)

Zayn Malik dhe Gigi Hadid i mashtrojnë të gjithë, kapen mat! (Foto)

Dyshja e famshme e showbiz-it shqiptar konfirmon lidhjen, plasin në Insta foton e parë bashkë (Foto)
Kida flet për marrëveshjen me ‘Sony Music’ (Video)

Dhe tani vjen radha për pyetjen 1 milionë dollarëshe: Zayn Malik dhe Gigi Hadid janë të ndarë apo ende të lidhur?
Duket se nuk është njeri në gjendje t’i japë përgjigje përveç atyre të dyve natyrisht. Supermodelja amerikane dhe këngëtari britanik thjesht sa i frynë më shumë zjarrit kur të dy u panë të dilnin nga ndërtesa ku ndodhet apartamenti i Gigi-t në New York.

Megjithëse nuk dolën bashkë nga ndërtesa përsëri nuk u shpëtuan syrit të paparacëve. Dhe ndërkohë që aty janë fshehur, në Twitter nuk i kanë kursyer fjalët e mira për njëri-tjetrin, duke u përpjekur që të krijojnë përshtypjen se mbeten miq. Veçanërisht Gigi, e cila tregoi edhe një herë që është fansja e tij më e madhe, duke komentuar suksesin e hitit ‘Pillowtalk’ që mbërriti shifrën e 500 milionë shikimeve, video në të cilën është shfaqur dhe ajo vetë. Dhe për sa i përket pjesës së miqve, dy miq nuk dalin fshehurazi nga apartamenti i njëri-tjetrit.

Zayn Malik

COMMENTS