Zaev merr sot mandatin nga Ivanov

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot në orën 12:00 do t’ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, informojnë nga kabineti i presidentit të Maqedonisë.

Dorëzimi i mandatit pason pasi që presidenti Ivanov mori njoftim nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi se është formuar shumica parlamentare.

Presidenti Ivnaov paraprakisht refuzonte ta ndajë mandatin dhe kërkonte garanci për ruajtjen e unitaritetit të shtetit dhe respektim të Kushtetutës.

COMMENTS