Zaev: Ligji për Gjuhët na bën krenarë me vendin tonë

Zaev: Ligji për Gjuhët na bën krenarë me vendin tonë

Ligji për gjuhët paraqet rrumbullakim të Marrëveshjes së Ohrit dhe kjo do të ndikojë në drejtim të relaksimit të marrëdhënieve ndëretnike.

Kështu tha kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, derisa iu përgjigj kritikave të opozitës në drejtim të procedurës së miratimit të Ligjit në fjalë. Ai tha se Ligji për gjuhët nuk paraqet kurrfarë dhimbje, raporton Alsat-M.

‘Aspekti i fundit i relaksimit të marrëdhënieve ndëretnike, duke i vendosur ato në kuadër të konceptit të ofruar nga ideja e një shoqërie për të gjithë, është plotësimi i detyrimeve legjislative të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Këtë rrumbullakim e bën pikërisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve si një e drejtë kushtetuese e paplotësuar e bashkësive të tjera etnike në vend. Nëse lejojmë të jetojë do të shohim se nuk paraqet kurrfarë dhimbje por në fakt do t’u mundësojë qytetarëve ta ndiejnë shtetin si të tyrin sepse përveç detyrimeve u lejohen edhe të drejtat që çdo qytetar i shtetit duhet t’i ketë. Nga ky aspekt jam i bindur se ajo që po krijohet në Republikën e Maqedonisë është një përfitim i përhershëm që do ta bëjë vendin nga i cili të gjithë do të jemi krenarë’, ka thënë Zaev.

COMMENTS