Yllka Gashi thirrje për ndihmë (Foto)

Yllka Gashi thirrje për ndihmë (Foto)

“Qeshu” Jachki dhe BB Poqi (Video)
Ndahet nga jeta aktori i njohur i komedisë

Aktorja e mirënjohur Yllka Gashi ka kërkuar që mos të humbasim kohë duke komentuar thashethemet e ‘papakëve’ siç i quan ajo, të cilët po provojnë të njollosin fitoren e Majlinda Kelmendit, por energjitë t’i shpenzojmë duke iu ndihmuar njerëzve që pësuan në vërshimet në Shkup dhe Tetovë.

‘Sa i jepni zor me u marr me thashetheme t’papakave që munohen me minimizu fitoren e suksesin e Majlindës, (sukses ky që osht i pamohueshëm), nashta osht mirë me shprehë ni trohë solidarizimi me shqiptarët e Maqedonisë, t’cilët kanë nevojë për ndihmë!

Në Prishtinë osht hapë ni qendër e mledhjes së ndihmave në American School of Kosova. Kushdo që ka mundësi, ndihmoni me çkado që keni. #emiraduhetmeukthymetemire #meShkupin’, ka shkruar Yllka në Facebook, e cila nuk dihet nëse ka kontribuar vetë në ndonjë aksion humanitar për shqiptarët e Maqedonisë.

Vlen të theksohet se këngëtari Labinot Tahiri ka premtuar se do të mbledh dhjetë mijë euro për t’i ndihmuar shqiptarët e Maqedonisë.

Kujtojmë se si shkak i përmbytjeve në Maqedoni kanë vdekur 21 persona dhe kanë pësuar shumë dëme familjet shqiptare.

Postimi i Yllka Gashit

COMMENTS