Ylli shqiptar dërgon Arsenalin në krye të Premierë Ligës

Ylli shqiptar dërgon Arsenalin në krye të Premierë Ligës

Kosova dhe Shqipëria pësuan disfata
Nora Gjakova operon gjurin

Arsenali ka qenë këtë edicion larg pozitës së parë në Premierë Ligë, por të paktën janë pjesa e statistikave ku gjiganti anglez ka lulëzuar duke prekur majat.

Goli i dytë i shënuar nga mbrojtësi Shkodran Mustafi për 2 me 2 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen si nikoqir jo vetëm që barazoi rezultatin, por dërgoi ‘Topçinjtë’ edhe në krye të Premierë Ligës për nga numri i golave me kokë.

Ky ishte goli i katërmbëdhjetë me kokë nga Arsenali këtë sezon nga 58 golat e shënuara gjithsej. Pas ‘Topçinjve’, në vendin e dytë vjen West Bromwich Albion me 14 gola me kokë nga gjithsej 39.

Skuadra e mesfushorit Adnan Janzuaj, Sunderlandi është klubi i vetëm në Premierë Ligë që ende nuk ka shënuar këtë sezon ndonjë gol me kokë.

Numri i golave të shënuara me kokë nga skuadrat në Premierë Ligë:

Arsenal – 14
West Bromwich Albion – 14
Swansea City – 11
West Ham United – 11
Crystal Palace – 10
Everton – 10
Liverpool – 10
Manchester United – 9
Leicester City – 8
Watford – 8
Tottenham Hotspur – 7
Middlesbrough – 6
Bournemouth – 5
Chelsea – 5
Stoke City – 4
Hull City – 3
Manchester City – 3
Southampton – 3
Burnley – 2
Sunderland – 0

COMMENTS