Ylli i telenovelave humb kontrollin, godet me grusht gazetarin (Video)

Ylli i telenovelave humb kontrollin, godet me grusht gazetarin (Video)

Gold AG: Kjo është e vërteta e fotografive intime (Video)
Arta Bajrami i rikthehet muzikës me duet me reperin e njohur (Foto)

Eduardo Yanez, aktori meksikan i njohur tek ne për rolin e tij tek telonovela ‘Gaviota’ apo ‘Dashuri dhe tekila’ është bërë protagonist i një ngjarje të shëmtuar.

Ai nuk arriti të përmbante veten dhe goditi me grusht gazetarin Paco Fuentes, i cili i bëri një pyetje për djalin e tij.

Dihet se marrëdhënia e Eduardo dhe djalit të tij nuk është aspak e mirë dhe u komentua për një kohë të gjatë gjendja e vështirësuar ekonomike e këtij të fundit.

‘Nëse jeni aq të shqetësuar për djalin tim, dërgojani paratë ose shkoni jepjani,’ – tha aktori pas pyetjes së parë nga Fuentes.

Kur pyetjet po vazhdonin, Eduardo e kapi nga dora dhe e goditi në kokë gazetarin, veprim për të cilin kërkoi falje në Twitter.

‘Dua t’i kërkoj falje të sinqertë publikut dhe personit të prekur nga veprimi im. Nuk ishte gjëja e duhur për t’u bërë. Jeta ime personale nuk është në shitje,’ – shkruajti ai. Nuk dihet nëse gazetari e ka raportuar në polici ngjarjen.

COMMENTS