Ylli i Kombëtares Shqiptare del publikisht kundër De Biasit

Ylli i Kombëtares Shqiptare del publikisht kundër De Biasit

Ibrahimovic kundër Pogbasë
‘Federata Shqiptare e Futbollit’ e përfshirë në trafikun e drogës!

Përpara ndeshjes së djeshme është mësuar një vendim i çuditshëm i trajnerit De Biazi.
Nuk kishte të bënte me zgjedhjet e tij për 11-shin që do të zbriste në fushën e lojës, por për lojtarët që do të shkruante në protokollin zyrtar (23 futbollistë ku tre prej tyre janë portierët).

Tekniku kishte 25 futbollistë në dispozicion për ndeshjet kundër Lihtenshtajnit dhe Spanjës, ndërsa më të shumtë në numër në listë ishin mesfushorët.

Ndaj, në ndeshjen kundër Lihtenshtajnit ai vendosi të sakrifikonte Latifin duke mos e futur në protokoll, si dhe Memushajn, i cili, për shkak të një dëmtimi ishte në rolin e një tifozi në tribunë për këtë 90 minutësh.

Mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe, është prononcuar ekskluzivisht për ‘Panorama Sport’, sapo është marrë vendimi i trajnerit për ta lënë atë dhe Liridon Latifin jashtë listës së 23 futbollistëve që shënohen në protokoll. I pyetur në lidhje me këtë vendim, mesfushori ka qenë krejtësisht i paqartë për arsyen pse trajneri e ka bërë diçka të tillë.

‘Nuk e di arsyen, e di vetëm trajneri. Nuk e kuptoj për këtë që bën. S’e di pse bëhet diçka e tillë. Nuk e di çfarë fshihet’, deklaroi Kaçe.

COMMENTS