Ylli Hoxha e bënë një premtim publik për sulmin ndaj Arbana Xharrës

Presidenti Thaçi dekreton rishikimin e buxhetit për vitin 2017
PDK shënon 18-vjetorin e themelimit

Ylli Hoxha nga Vetëvendosje ka dënuar sulmin ndaj anëtares së PDK-së, Arbana Xharrës.

Por, Hoxha thotë se sikurse sulmi që është i papranueshëm ashtu është e papranuehsme edhe përpjekja për t’i akuzuar për këtë sulm, kritikuesi e aderimi të saj përkrah Klanit Pronto.

Hoxha që nuk pret rezultate nga ky shtet, ka një premtim për sulmin ndaj Xharrës.

Shkrimi i tij:

‘Eshte i papranueshem sulmi ndaj Arbanes, por edhe perpjekja per t’i akuzuar per kete sulm kritikuesit e aderimit te saj perkrah Klanit Pronto. Dhuna e nates nuk eshte menyre veprimi e atyre qe i rezistojne Klanit Pronto, perkundrazi eshte stil tipik i vete Klanit Pronto!

I deshiroj sherim sa me te shpejt Arbanes. Nga shteti i kapur nuk pres rezultate te hetimit, por i premtoj qe ne 6 muajtë e pare te Qeverisjes se LVV-se do t’ia mundesojme organeve te rendit qe t’i gjejne dhe vendosin para gjyqit sulmuesit e saj, se bashku me sulmuesit e Agron Kabashit, orkestruesit e “vetevrasjes” se Astrit Deharit……’

COMMENTS