Yll Limani dhe 2po2 bëhen bashkë për një këngë të re, bazuar në një ngjarje të vërtetë (Video)

Yll Limani dhe 2po2 bëhen bashkë për një këngë të re, bazuar në një ngjarje të vërtetë (Video)

Këngëtari Yll Limani dhe reperi 2po2 pritet që brenda pak ditësh të sjellin bashkëpunimin e tyre më të ri muzikor ‘Dritat’.

Kënga është mjaft e veçantë, e ndërlidhur mes zhanrit R&B dhe hip-hop, gjersa tekstin e kanë shkruar vet artistët.

Ditë më parë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, në disa lokacione jashtë Prishtinës, të cilat i janë besuar produksionit Imagine.

E veçanta e këtij projektit është fakti që bazohet në një ngjarje të vërtetë, ndërsa vet dyshja kanë vendosur të mos e zbulojnë deri në datën e publikimit.

Ylli shquhet si një prej talentëve të rinj më të suksesshëm të skenës, i cili i ka qëndruar besnik stilit të cilin e këndon.

Ndërkohë, 2po2 është një prej reperëve më të famshëm të skenës shqiptare, i cili gjithashtu është shumë i njohur për bashkëpunimet e tij.

Përmes rrjeteve sociale, dyshja kanë publikuar edhe disa video të shkurtra nga klipi i ri në të cilat shkruhet ‘Bazuar në një ngjarje të vërtetë’.

#basedonatruestory

A post shared by Yll Limani (@ylllimani) on

@ylllimani #basadoenunahistoriareal real

A post shared by Yll Limani (@ylllimani) on

COMMENTS