Yjet e estradës shqiptare të cilët u bënë prindër në vitin 2017 (Foto)

Miley Cyrus shtatzënë! (Foto)
Aktori shqiptar ndahet nga gruaja e tretë

Ende jemi në gjysmën e vitit 2017, por këta gjashtë muaj të këtij viti kanë qenë shumë të bekuar për disa personazhe të estradës shqiptare.

Kjo për arsyen se shumë prej tyre u bënë prindër këtë vite. E veçanti edhe më e madhe është se shumica e tyre janë bërë prindër për herë të parë, e kjo gjë i ka gëzuar shumë ata, shkruan zico.tv

E lajmin që ata janë bërë prindër e treguan vetë ata në rrjetet sociale me anë të publikimit të fotografive të ndryshme.

Ju sjellim më poshtë yjet e estradës shqiptare të cilët u bënë prindër.

Adelina Ismaili & Vali Krasniqi

Adelina padyshim se është diva e muzikës shqiptare, e lajmi se ajo do të bëhet nënë i gëzoi shumë fansat.

Uliks është emri i fëmijës së parë të çiftit.

Tuna & Patrisi

Ata janë bërë prindër të një djali për herë të parë, dhe fëmijën e tyre të parë ata e pagëzuan me emrin Tian.

Ndryshe çifti nga fotografitë e shumta të publikuara shihet se janë shumë të lumtur dhe prindër të përkushtuar.

E tuna që nga lindja e djalit është duke i munguar skenës së muzikë.

Albatrit Muqiqi & Egzona Brahimaj

Albatriti kurorëzoi dashurinë e tij me Egzonën me një martesë luksoze, e menjëherë pas dasmës dyshja njoftuan se së shpejti do të bëhen prindër.

Amelia është emri i vajzës së çiftit.

Majk & Majlinda Zeka

Padyshim se dyshja më e përfolur e estradës shqiptare janë Majk dhe Majlinda, kjo për arsye se çifti i dhanë fund lidhjes së tyre në fillimet e shtatzanisë së Majlindës.

Madje deri vonë Majk nuk e konfirmoi asnjëherë se është baba i fëmijës së Majlindës.

Roan është emri i djalit së dyshes.

Besart Halimi & Ilirjana Podrimaj

Këngëtari Besart Halimi dhe bashkëshortja e tij këtë vit janë bërë prindër për herë të parë.

Çifti janë bërë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin Kaia.

Ryva Kajtazi & Fidani

Për Ryvën ky është një vit shumë i veçantë pasi që ajo u bë nënë për herë të parë.

Dorela është emri i vajzës së Ryvës dhe Fidanit.

Milot Llaloshi & Erxhina Ismajli

Miloti filloi vitin me të mbarë, kjo sepse ai në janar të këtij viti u bë baba i një djali.

Priam është fruti i dashurisë së Milotit dhe Erxhinës.

Korab Shaqiri & Lulu Jashari

Menjëherë pas Milotit në muajin shkurt u bë baba Korabi, i cili e bëri gjysh këngëtarin e njohur Ilir Shaqirin.

Çifti janë bërë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Alte.

Meda & Luljeta Pergjegaj

Meda muajin maj do ta mbaj mend gjatë kjo për arsye se ai u bë baba.

Por për dallim të të gjithë yjeve të estradës që u bënë prindër për herë të parë, Meda u bë baba për herë të katërtë.

COMMENTS