Yjet e estradës që u larguan nga muzika për t’iu përkushtuar fesë

Yjet e estradës që u larguan nga muzika për t’iu përkushtuar fesë

Dalool e Ardian Bujupi publikojnë ‘Te du krejt’ (Video)
Remi ‘kokainë në makinë nga Tirana deri n’Prishtinë’ (Video)

Gjenerata të shumta u rritën me muzikën e tyre. Mirëpo, me kalimin e viteve disa artistë të njohur të estradës të cilët ishin ndër më të njohurit për publikun shqiptar u larguan përfundimisht nga muzika që bënin për t’iu përkushtuar fesë islame.

Këngët e tyre mbetën në arkivën e artë të muzikës shqiptare.

Sigurisht të gjithë i mbani mend këngët e dashurisë për të cilat ishte bërë i njohur Adem Ramadani.

Por, ka disa vjet që Ramadani ka braktisur përfundimisht muzikën, atë që dikur e kishte hobi, qejf.

Tash e disa vjet, Ramadani është shumë i përkushtuar ndaj fesë dhe atë mund ta shihni duke kënduar vetëm ilahi.

Adem Ramadani nuk është i vetmi që la muzikën për fe. Të gjithë ishin dashuruar me muzikën që bënë rock grupi i njohur ‘TNT’.

E pikërisht vokalisti i këtij grupi Ferki Shala u largua përfundimisht nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame.

Nga një rocker me flokë të gjata e zingjire në qafë, ai u transformua krejtësisht në një person tjetër duke lëshuar mjekrën e duke kënduar edhe ilahi.

Ai kohë më parë kishte deklaruar se kjo rrugë që kishte zgjedhur e ka ndihmuar atë të largohet nga alkooli tepërt që kishte konsumuar.

Ai ishte ndër kompozitorët më të njohur shqiptar me qindra krijime artistike. Është ky Enis Presheva i cili gjithashtu ka disa vjet që ka lënë muzikën për t’iu përkushtuar fesë islame.

COMMENTS