‘Xhesika’ e ‘O sa mirë’ bën aksident

Fatos Kryeziu ndryshon drastikisht pamjen (Foto)
Cima sot feston ditëlindjen, ja sa vjet ka mbushur (Foto)

Aktorja Arta Nitaj e njohur për rolin e saj si ‘Xhesika’ në serialin ‘O sa mirë’ ka pësuar një aksident të vogël.

Këtë e ka bërë të ditur një burim i cili ka qenë në vendin e ngjarjes.

Sipas këtij burimi ngjarja ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë.

E kontaktuar nga Express, aktorja Arta ka konfirmuar se ka pësuar një aksident, mirëpo gjenda e saj shëndetësore është mirë dhe nuk ka diçka për t’u shqetësuar.

Ajo ka treguar se nuk është diçka e madhe dhe se gjendja e saj është mirë.

‘Një makinë duke u kyçur në rrugë, u dal shumë keq dhe jemi goditur vetëm pak. Por unë jam mirë dhe nuk është diçka e madhe’, ka deklaruar Arta.

COMMENTS