Xhensila zhgënjen fansat, por kërkon falje (Foto)

Këngëtarja simpatike nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj ka anuluar pjesëmarrjen e saj në një nga klubet në Kosovë.

Myrtezaj kishte për të performuar por për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore nuk ka mundur ta bëj një gjë të tillë.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka kërkuar ndjesë nga fansat e saj.

Por sipas këngëtares shëndetin nuk e kemi plotësisht në dorën tonë.

Ndryshe, ‘Si të jem mirë’ është projekti i fundit i Xhensilës, të cilin e ka në bashkëpunim me Irkenc Hykën.

COMMENTS