Xharra: Nëse i thoni ‘JO’ Amerikës ju po çoni ujë në mullirin e Rusisë

Unë jam shqiptar Kosove
Unë jam Muharrem Kose!

Senatori John McCain erdhi në Kosovë, nuk është pak për ne që në këtë periudhë kur Rusia po e shtrinë ndikimin më të madh në rajon, te ne vjen ky zyrtar me ndikim global. Rusia është duke e armatosë Serbinë, bëri përpjekje të shtrijë zingjirin e saj përmes Malit te Zi.

Puçi kundër Gjukanoviqit dyshohet të jetë planifikuar nga Moska. Ndërkohë në Maqedoni është e qartë se ka shtrirë duar e këmbë Putini. Ne jemi të rrethuar nga ndikimi rus, i cili me automatizëm e fuqizon Serbinë. Vuçiq fitoi bindshëm, kjo tregon se shantazhi, që skena politike e Beogradit po i bën Perëndimit me Rusinë është duke prodhuar rezultat.

Çfarë po kërkojmë ne?! Në momentin më kritik, kur sërish Amerika rikthen fokusin e saj duke rikonfirmuar aleancën me shqiptarët, ne për qëllime krejtësisht politike i themi-JO. Jo vetëm opozita, por edhe partitë e koalicionit kanë deputetë që kalukulojnë në vota, ata me prejardhje nga Dukagjini që kanë dalë kundër Demarkacionit.

Nuk është vetëm liberalizimi i vizave, është më shumë se kaq. Ju s’e keni dert izolimin tonë, gjë e cila u dëshmua sa prej jush keni pasaporta të Shqipërisë e pa harruar faktin se secili prej jush, pozitë e opozitë, udhëtoni me para të shtetit poshtë e përpjetë. Pasojat e këtij ngërqi që e keni krijuar do të na kushtojnë. Nëse i thoni JO Amerikës ju po çoni ujë në mullirin e Rusisë! Prandaj, koha e fundit për t’u pozicionu qartë. Nuk ka më pozicion win-win!

COMMENTS