Xhaka synon Ligën e Evropës për të nderuar Wengerin

Xhaka synon Ligën e Evropës për të nderuar Wengerin

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka sfiduar bashkëlojtarët e tij që të fitojnë trofeun e Ligës së Evropës për t'ia bërë si dhuratë speciale trajn

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka sfiduar bashkëlojtarët e tij që të fitojnë trofeun e Ligës së Evropës për t’ia bërë si dhuratë speciale trajnerit në largim, Arsene Wenger.

Wenger të premten e shkuar njoftoi se do të largohet nga Arsenali në fund të këtij edicioni pas 22 vjetësh në krye të ekipit nga Londra, shkruan Koha Ditore.

Skuadra e Arsenalit ka arritur deri në gjysmëfinale të Ligës së Evropës dhe përballë do ta ketë Atletico Madridin.

Ndeshja e parë do të zhvillohet të enjten (26 prill) në stadiumin ‘Wembley’ të Londrës. Sipas Xhakës, triumfi në këtë garë do të ishte mënyra më e mirë për ta përshëndetur dhe falënderuar Wengerin për gjithë punën që ka bërë te Arsenali. Gjithashtu, triumfi në këtë garë do t’i siguronte Arsenalit edhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

COMMENTS