Xhaka e Mustafi më të vlefshmit nga transferimet e shqiptarëve

Xhaka e Mustafi më të vlefshmit nga transferimet e shqiptarëve

Interi është duke e menduar një ofertë për yllin e Real Madridit, Iscon.
UEFA zbulon skuadrën që fiton Champions-in

Merkato e verës nuk ka qenë aktive vetëm për lojtarët e huaj, pasi pjesë e rëndësishme e transferimeve ishin edhe futbollistët shqiptarë, madje, sipas Shekullit, dy prej tyre u futën në dhjetë blerjet më të shtrenjta.

Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi kaluan te skuadra e madhe londineze e Arsenalit, ndërsa Serie A mbetet kampionat që ka më shumë lojtarë shqiptarë.

Etrit Berisha, Arlind Ajeti, Rey Manaj, Blerim Xhemaili kanë ndërruar skuadra dhe do të luajnë në kampionatin italian.

Ndërsa në Gjermani shenjë do të kërkojnë të lënë Shani Tarashaj me Frankfurtin, Floren Hadergjonaj me Ingolstadin dhe Besar Halimi me Mainz.

Në Francë është Ermir Lenjani që ka vendosur të kthehet te Renes, ndërsa në Holandë me Twenten do të aktivizohet një talent si Bersant Celina dhe Sinan Bytyqi (Go Ehed Eagles).

Në Superligën turke, Vedat Muriqi do të luaj Genclerbirgi, Herolin Shala dhe Loret Sadiku Kasimpasa.

Hap të madh ka bërë edhe Amir Rrahmani që ka kaluar te Dinamo Zagreb dhe Ergys Kaçe që do të luajë te Plzen.

Ndërkohë sulmuesi Bekim Balaj është transferuar tek skuadra ruse e Terek Grozny ku do të jetë së bashku me shokun e tij të kombëtares Roshin.

Edhe Adnan Januzaj është huazuar nga Manchester Unitedi te Sunderlandi.

COMMENTS