‘Xavi do të bëhet trajneri i Barcelonës’

‘Xavi do të bëhet trajneri i Barcelonës’

Arsyja pse u largua Icardi nga Barcelona
Super yjet që mbesim pa kontratë në vitin 2017 (Foto)

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka shokuar të gjithë me deklaratën e tij të dhënë për mediat sportive katalanase. Ai ka deklaruar se objektivi i klubit është që ish-kapiteni i skuadrës, Xavi Hernandez, një ditë të bëhet trajneri i ekipit.

‘Tani ai nuk është vetëm duke luajtur në fushën e blertë, gjithashtu është duke u trajnuar për të qenë një ditë në rolin e trajnerit. Një ditë Xavi do të jetë një nga trajnerët e klubit’, është shprehur Bartomeu për gazetarët.

37-vjeçari spanjoll u largua nga ‘Camp Nou’ në vitin 2015 për t’u bashkuar me ekipin Al Saddin në Katar, pasi fitoi 15 trofe të mëdha me Blaugranët dhe tre me Spanjën, duke zhvilluar një karrierë të shkëlqyer.

COMMENTS