Washington Post: Macron fitoi, por tani vjen pjesa më e vështirë

Washington Post: Macron fitoi, por tani vjen pjesa më e vështirë

Nuk mund ta kuptosh ISIS-in nëse nuk e di historinë e vehabizmit në Arabinë Saudite
Kelmendi: Adresa për reagime kundër spastrimeve është në Beograd e jo te Daut Haradinaj

Votuesit në Francë vepruan me përgjegjësi dhe vendosmëri të dielen, por gjithashtu ata dërguan një paralajmërim.

Presidenti i ri i zgjedhur i Francës është Emmanuel Macron, një centrist 39-vjeçar, fitorja e të cilit triumfoi mbi Marine Le Pen, ofroi edhe një shenjë tjetër se ngritja e Presidentit Trump nuk është nxitje e një forme të re dhe të pandjeshme e nacionalizmit. Tani për tani, partitë e qendrës janë në fokus, pluralizmi po varet dhe e djathta e largët po mbahet nën kontroll.

Zgjedhjet e fundit në Austri dhe në Holandë, zotëruan mbi miqtë e demokracisë, ndërsa Trump i cili anoi publikisht drejt Le Pen, pësoi një tjetër qortim.

Fakti që hakerët sulmuan fushatën e Macron dhe nxorrën në publik email-at e tij para votimit, u cilësua si një aksion ndërkombëtar gjatë zgjedhjeve. Rusia favorizoi fuqishëm Marine Le Pen dhe përkrahu partinë e saj, ndërsa grupet ultra të djathta në të gjithë Perëndimin e panë fitoren e saj si një shans për të shkatërruar BE-në dhe NATO-n.

Macron i fitoi zgjedhjet si një avokat i besueshëm dhe i palodhur i pluralizmit dhe me një sinqeritet të pashoq, ai u bë zëri që mbrojti këto vlera.

Por ai ka marrë nën udhëheqje një komb thellësishtë të shkatërruar dhe me një humor të keq. Macron përballet me sfida të rëndësishme që reflektohen në numrin jashtëzakonisht të madh të fletëvotimeve të bllokuara. Ai do të duhet të marrë ose të punojë rreth partive të themeluara të vendit në zgjedhjet legjislative të qershorit. Ai gjithashtu do të duhet të sheshojë shumë qarqe të platformës së fushatës së tij as të majtë as të djathtë. Ai premtoi një klimë rregullatore më fleksibile për biznesin dhe mbrojtje të forta sociale për një ekonomi të shekullit të 21-të. Macron është edhe një ish-bankier i investimeve dhe një demokrat social i moderuar. Demonstrimi se si këto dy anët e tij përshtaten së bashku do të përcaktojnë dramën e presidencës së tij.

Një provë e veçantë do të jetë nëse ai është i gatshëm dhe i aftë të shtyjë Gjermaninë drejt një arfimi më pak të ashpër dhe më pak kufizues në raport me ekonominë në Europën Jugore.

Zgjedhja e Macron si president mund të sinjalizojë një aleancë të rivonuar franko-gjermane.

Megjithatë, Franca vazhdon të jetojnë në frikë, se Le Pen mund të fitojë zgjedhjet pas pesë viteve.

Macron është mbështetur nga ish-presidenti Barack Obama dhe ngjajshmëritë e tyre janë, se janë të rinjë, kanë qëndrim shpresëdhënës ndaj të ardhmes dhe kanë një dëshirë për kapërcyer ndarjet tradicionale.

Emmanuel Macron nuk do të dilte në balotazh, sikur mos të ishin shfaqur problemet tjera nga Francois Fillon dhe ish-kryeministri Manuel Valls. Por u desht më shumë se fat që presidenti i ri francez të arrinte që shumica e studentëve të politikës francezë të mendonin mbi të pamundurës: ai ndërtoi partinë e re nga e para dhe në një farë forme emri i partisë së tij ishte një version galaktik i John F.Kennedy.

Macron kuptoi se ndarja e vjetër e majtë / e djathta është një ndërtim gjithnjë e më i papërsosur për fërkimet e reja në një politikë perëndimore të organizuar rreth hapjes, pluralizmit dhe një qasjeje transnacionale nga njëra anë dhe nacionalizmit, ekonomive më të mbyllura dhe refuzimit të pluralizmit në anën tjetër .

Në vitet 1990, presidenti Bill Clinton dhe kryeministri britanik Toni Blair folën për krijimin e një “rruge të tretë” në politikë midis një të majtë të vjetër dhe një të djathte të re. Në rrethana shumë më të vështira, fitorja e Emmanuel Macron i jep Rrugës së Tretë një shans të dytë dhe demokracia liberale mund të përjetojë një pushim shumë të nevojshëm.

Shkruan E.J. Dionne Jr. për Washington Post
Përktheu Arbresh.info

COMMENTS