VV: RTK-ja ‘Ministri për Propagandë’

Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar sot një aksion simbolik para mediumit publik tw Kosovës - RTK, përcjellë zico.tv Më këtë rast, aktivistët e VV-së

Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar sot një aksion simbolik para mediumit publik tw Kosovës – RTK, përcjellë zico.tv

Më këtë rast, aktivistët e VV-së kanë vënë para hyrjes së oborrit të RTK-së një pankartë ku shkruan ‘Ministria për Propagandë’.

vv-rtk-ja-ministri-per-propagande-2

Aktivistja e VV-së Marigonë Dervinja tha se janë mbledhur për ta shpallur ministrinë e re.

‘Ne siç e dimë jemi vend shumë i varfër por kemi shumë ministri. Jemi mbledhur për ta shpallur ministrinë e re, Ministrinë e Propagandës që për ministër ka Mentor Shalën dhe zëvendësministër Ridvan Berishën. Mentor Shala së bashku me këtë medium ka hedhur akuza të rënda ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, akuza këto që quan edhe në arrestimin e aktivistëve tanë’, ka thënë Dervinja.

Ajo ka shtuar se ky medium që për detyrë ka të ju shërbejë qytetarëve nuk po e bënë një gjë të tillë, duke e përmendur faktin se tashmë e dy muaj RTK ende nuk e ka realizuar intervistën e premtuar me kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymerin.

vv-rtk-ja-ministri-per-propagande-1

COMMENTS