VV dorëzon ankesën në Supreme

VV dorëzon ankesën në Supreme

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesën në Gjykatën Supreme ndaj vendimit që ka marr Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili ka vendosur q

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesën në Gjykatën Supreme ndaj vendimit që ka marr Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili ka vendosur që të rinumërohen votat për Prishtinën dhe Prizrenin.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu tha se konsiderojnë se këto vendime përveç që janë të pabaza janë edhe të motivuara politikisht.

Sipas tij vendimi i PZAP për rinumërim të tërësishëm për Prishtinën ka ardhur në bazë të një kërkese nga LDK-ja duke u bazuar në numër të madh të fletëvotimeve të pavlefshme dhe fletëvotime të zbrazëta.

E për këto dy pretendime të LDK-së, Sejdiu tha se janë të pabaza pasi që numri i fletëvotimeve është më i ulti ndonjëherë. Sejdiu ka akuzuar PZAP duke e konsideruar të ngarkuar politikisht.

‘Kemi ardhur në një situatë ku PZAP, si duket është e ngarkuar politikisht dhe ka marr vendime politike e jo vendime që bazohen në argumente dhe bazë’, tha ai.

Sejdiu u shpreh i bindur që Gjykata Supreme nuk do të bëjë gabim të tillë si PZAP dhe dhe do të anuljë vendimin duke vazhduar numërimin e votave më kusht.

COMMENTS