VV: Armët e gjetura nuk janë të njerëzve tanë

Lideri i Vetëvendosjes Visar Ymeri, në një konferencë për media është deklaruar më hollësisht për rastin e arrestimeve të 6 aktivistëve të VV-së, në l

Lideri i Vetëvendosjes Visar Ymeri, në një konferencë për media është deklaruar më hollësisht për rastin e arrestimeve të 6 aktivistëve të VV-së, në lidhje me shpërthimin në Kuvendin e Kosovës me 4 Gusht.

Ymeri tha se armët e gjetura nuk janë të personave të arrestuar të VV-së, ai gjithashtu tha se në Kosovë nga paslufta njerëzit nuk i kanë dorëzuar armët.

I pari i Vetëvendosjes tha se këto forma të arrestimeve janë të njëjta me ato që ka përdorur UDB-a serbe, dhe të njëjtat po i përdor SHIK-u tash e sa kohë në Kosovë.

Ndërsa Dardan Molliqaj tha se armët që janë gjetur nuk kanë të bëjnë me sulmet që kanë ndodhur së fundi në Kosovë. Ai tha se Shpend Maxhuni, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, është vegla kryesore e persekutimit që po i bëhet opozitës.

‘Shpend Maxhuni është njeriu që është përfolur në përgjime, njeri i cili u rrit nga një baba që ishte pjesë e UDB-ës, e i cili ka rrahur e masakruar shume shqiptarë’, tha Molliqaj.

Ai ka thënë se nuk kanë heshtur, nuk do të heshtin asnjëherë duke shtuar se vetëm se po i bindin që të vazhdojnë tutje.

COMMENTS