Vuri bast, fitoi rreth 575 mijë funte (Foto)

Vuri bast, fitoi rreth 575 mijë funte (Foto)

Stuhia nxjerr jashtë një skelet antik me lëkurë të ngjitur
Tom Baker po i lë të gjithë pa fjalë (VIDEO)

Një 58-vjeçare nga Britania e Madhe, e cila nuk ka qenë kurrë një tifoze futbolli, arriti të fitojë rreth 574 mijë funte (rreth 650 mijë euro).

Gjashtë vite më parë, e lodhur nga fjalët drejtuar bashkëshortit të saj, një shofer taksie dhe djalit për paratë që linin në pikat e basteve sportive, vendosi që t’u bashkohet edhe vet shkruan Daily Mail.

Që prej asaj periudhe ajo vendoste çdo fundjavë nga 1 funte skedinë.

Fitores ishte afruar shpesh, por vetëm fundjavën që kaloi qëlloi në shenjë dhe arriti të fitojë këtë shumë të majme.

Ajo parashikoi saktë 12 ndeshje dhe në total fitoi fiks 574,278.41 paund.

Pasi fitoi shumën marramendëse, punonjësja e kompanisë së basteve ka thënë: ‘Është e pabesueshme. As vetë nuk e kam besuar kur ka ndodhur’.

Skedina ishte vendosur tek kompania ‘William Hill’.

COMMENTS