Vuçiqi sot vjen në Kosovë

Vuçiqi sot vjen në Kosovë

Presidenti i Serbisë sot do të vijë për vizitë në Kosovë, ku do të takojë serbët e Kosovës.

Vizita e tij vjen pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, që ndodhi këtë javë në veri të Mitrovicës, ku vrasësit dhe motivet e vrasjes ende nuk dihen, por se vetura e djegur, e gjetur të martën pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit në Mitrovicë, ka origjinën nga Serbia. Kështu ka konfirmuar, zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti. Po ashtu, kjo veturë, ka zinxhirin e pronarëve në Serbi, ka thënë ai.

Kjo është agjenda e sotme e Vuçiqit:

Rreth orës 10:30 Aleksandar Vuçiq do të vizitojë manastirin Banjska.

Rreth orës 11:30 do të ketë takim me përfaqësuesit serbë në Kosovë, në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut.

Rreth orës 17:00 do të ketë takime me qytetarë në Shtëpinë e Kulturës në Llapnasellë.

COMMENTS