Vuçiq: Për të hyrë në BE, duhet të zgjidhim çështjen e kufirit me Kosovën

Vuçiq: Për të hyrë në BE, duhet të zgjidhim çështjen e kufirit me Kosovën

Rruga në Bashkimin Evropian çon edhe përmes përcaktimit të qartë të kufijve tanë, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Duke folur për mediat serbe në lidhje me euro-integrimet, Vuçiq tha se Serbisë ‘nuk do t’i lejohet hyrja në BE pa zgjidhje të qartë të çështjes së kufijve’.

‘Kur do ta zgjidhim, është çështje tjetër. A duam ta zgjidhim ose jo? Populli do të duhet të thotë në një referendum se çfarë mendon’, tha Vuçiq.

Ai vuri në dukje se ambasadori i ri i Francës në Beograd i ka thënë atë që është e njohur – se Serbia do të duhej të bëjë marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me Kosovën, e cila parashikon zgjidhje të çështjes së kufirit.

Vuçiq tha se konfliktet me shqiptarët ‘nuk kanë shanse dhe lumturi’.

Serbia, me Kushtetutë, e konsideron ende Kosovën pjesë të saj.

COMMENTS