Vuçiq, pas takimit me Merkel, paralajmëron ‘vendime të dhimbshme dhe të rënda’

Vuçiq, pas takimit me Merkel, paralajmëron ‘vendime të dhimbshme dhe të rënda’

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se mirëpret takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe shprehur bindjen se ky takim do t’i ko

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se mirëpret takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe shprehur bindjen se ky takim do t’i kontribuojë gjetjes së zgjidhjes për çështjen e Kosovës, pavarësisht sa e vështirë të jetë, transmeton Koha.net raportimin e medieve serbe. Po ashtu bëhet e ditur se Vuçiq, ka paralajmëruar se do të marrë vendime të dhimbshme dhe të rënda në të ardhmen, nëse Serbia dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Europian.

Në një paraqitje të përbashkët kancelaria Merkel tha se për Gjermaninë në BE kanë rëndësi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, ndërsa paralajmëroi samitin e Sofjes në muajin maj, e më vonë edhe Konferencën e formatit të Berlinit në Londër. Ajo tha se Serbia ka rol kyç sa i përket Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës dhe prandaj ka rëndësi të kemi shkëmbime intensive dhe të afërta. Po ashtu lavdëroi reformat e bëra në Serbi.

Vuçiq, ndërkaq, u shpreh se Serbia ndjek me kujdes dhe dëshiron të dëgjojë qëndrimet e Merkel.

Duke përmendur se vendi duhet të marrë vendime të dhimbshme dhe të rënda, ripërsëriti se çfarëdo konflikti në Ballkan do t’i kthente pas vendet tona për 100 vjet pas, transmeton Koha.net.

COMMENTS