Vuçiq nis ‘ofensivë në Perëndim’ për Kosovën, çon një mal dokumentesh

Vuçiq nis ‘ofensivë në Perëndim’ për Kosovën, çon një mal dokumentesh

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të nis një ofensivë diplomatike, siç shkruajnë mediat serbe, në shtetet perëndimore për të gjetur një mënyrë të re për zgjidhjen e raporteve me Kosovën.

Vuçiq këto takime, pa treguar se cilat shtete do t’i vizitojë, i ka paralajmëruar në një konferencë për media gjatë javës që shkoi duke thënë se megjithatë nuk pret shumë lajme të mira.

Një bashkëbisedues i gazetës së Beogradit ‘Blic’ ka thënë se takimet ne Perëndim janë duke u aranzhuar.

‘Vuçiq në takimet 10 ditëshe me partnerët perëndimor do të provojë të gjejë një mënyrë të re për zgjidhjen e konfliktit me Kosovën. Bisedat nuk do të jenë të lehta, por janë shumë të rëndësishem për Serbinë dhe do të përpiqemi që pas tyre të jemi së paku një hap më afër zgjidhjes. Vuçiq që do të jetë i armatosur me dokumentacion të shumtë. Në këto dokumente do të jetë edhe dokumentacioni për keqpërdorimet me uzurpimet e pronës së serbëve dhe Kishës Ortodkose’ ka thënë një zyrtar i informuar rreth planeve të Vuçiq.

Ndërkohë dje në Prishtinë është biseduar rreth skenareve për ‘finalen e madhe’ Kosovë-Serbi, por nuk janë përmendur shumë skenare nga Presidenti, Kryeministri dhe panelistë tjerë.

COMMENTS