Vuçiq: Në vendin tonë jetojmë me legjenda e mite

Pronat e shqiptarëve në Greqi, çfarë ndodhi me atë të Hasan Prishtinës (Video)
Banorët e Hadës protestuan për vonesën e zhvendosjes

Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë në momentet e para që do të futet në zyrën e Presidentit e ka ndërmend ta ngrisë çështjen e Kosovës.

‘Unë do të betohem në Kushtetutë, prandaj s’kam të drejtë të heqë dorë nga Kosova, por ne duhet ta hapim këtë çështje’, tha Vuçiq, kur u pyet nga lideri i liberalëve, Çedomir Jovanoviq, nëse si president i shtetit do të heqë dorë nga e gjithë perspektiva evropiane e Serbisë, kur vjen puna te Kosova.

‘Unë nuk do ta njoh Kosovën, s’është politikë e imja kjo, por jam gati të bisedoj dhe ta pranoj faktin se në vendin tonë jetojmë me shumë legjenda e mite’, pohoi Vuçiq.

COMMENTS