Vuçiq në Uashington, në agjendë edhe rasti i vëllezërve Bytyçi

Vuçiq në Uashington, në agjendë edhe rasti i vëllezërve Bytyçi

Ambasada e SHBA-së, paralajmëron manipuluesit e zgjedhjeve: Vëzhguesit tanë do të jenë në çdo vendvotim
Britani: Më 29 mars aktivizohet procedura për dalje nga BE-ja

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndodhet në Uashington për vizitën e parë zyrtare prejse ka marrë detyrën e të parit të shtetit, në fund të muajit maj.

Vuçiq do të takojë nënpresidentin amerikan, Mike Pence, dhe zyrtarë të tjerë, raporton REL.

Në prag të shkuarjes së Vuçiqit në SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve atje ka miratuar një rezolutë, e cila i kërkon Pentagonit raporte për bashkëpunimin ushtarak Rusi-Serbi.

Pos Rusisë, në mesin e temave që do të diskutohen në takimet e Vuçiqit pritet të jetë edhe sulmi mbi ambasadën amerikane në Beograd, katër ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, si dhe vrasja e vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova.

COMMENTS